Subscribe

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nisi një vizitë dyditore në Tiranë.

 

Në orën 10:00 ajo u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj, ndërsa në mesditë do të ketë një takim me kryeministrin Rama e më pas edhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

Gjatë vizitës së saj, Osmani do të ndalet edhe në Berat e Durrës për t’u takuar me kryetarët e bashkive.

 

Kjo është vizita e parë që kryetarja e shtetit të Kosovës bën në Shqipëri pas përplasjeve politike që kryeministri Rama pati me kryeministrin Albin Kurti për tensionet në veri. Përplasjet u pasuan edhe me anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *