Vjosa Osmani, kandidatja  e LDK për kryeministre deklaroi nga selia e kësaj partie se rezultati I zgjedhjeve nuk është ende zyrtar përsa kohe numerimi nuk është mbyllur e përsa kohe duhet numeruar votat e emigranteve.

 

Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës. Dua të falënderoj në veçanti përkrahësit e LDK-së për mbështetjen e madhe e që na dhanë mundësinë që për vetëm një muaj ta ngrisim partinë tonë e ta rikthejmë fuqishëm. Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket. Dallimi tani është 0.7 për qind dhe është i domosdoshëm numërimi i votave me kusht dhe mërgatës që mund ta bëjnë dallimin. Në fund do të respektojmë në tërësi vullnetin e sovranit”,

 

Megjitha Osmani tha se me e rëndësishme se gjithcka është fakti se partite që ishin ne qeveri dolen ne opozitë për shkak të keqqeverisjes ndërsa dy partite e opozitës kanë dalë në mazhorancë. Kandidatja e LDK përjashtoi kategorikisht cdo koalicion të mundshëm me PDK ndërsa la të hapur bisedimet me Vetevendosje për më teper që mes këtyre dy forcave pati një marrëveshje paraprake. Vjosa Osmani deklaroi se LDK nuk do të negiciojë mbi bazën e posteve qeveritare dhe ofiqeve por mbi bazën e programeve

 

 

Me PDK e perjashtojme kategorikisht koalicionin. Do te ulemi te bisedojme me Vetevendosje per qeverine! Nuk do ndajme postet, me rendesi programet tona! Thelbesore qe partite qe keqqeverisen do jene ne opozite.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *