Subscribe

Grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 111 personash, mbërriti mbrëmjen e së dielës në Kosovë. Refugjatët  u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

 

Shumica e afganëve,sipas autoriteteve, janë gra, fëmijë e pleq dhe janë familjarë të kontraktorëve që kanë punuar për misionin e NATO-s.Për të pritur afganët në aeroport  ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

 

Osmani u shpreh se qytetarët e Kosovës e dinë mire se çfarë do të thotë të detyrohesh të largohesh nga vendi dhë për këtë arsye ata kanë hapur dyert dhe zemrat për afganët.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVËS

“Ne sot para të gjithë atyre treguam që i kemi hapur jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona sepse si njerëz që qenë viktima të një pushteti gjenocidal. E kuptojmë shumë mire se çka do te thotë të detyrohesh të largohesh nga shtëpia jote, andaj jemi krenarë që qëndrojmë pranë partnerëve tanë dhe kontribuojmë për një përpjekje të te gjithë këtyre partnerëve nga Shtetet e Bashkuara deri te shteti i fundit i NATO-s”

 

Edhe kryeministri Albin Kurti ndau te jnjetin mesazh

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Ju thamë që janë mysafirët tanë dhe këtu janë të sigurt. Është nder për ne, është nder për mua që kemi mundësinë t’i ndihmojmë këta refugjatë që sikurse gjithë popujt dhe qytetarët tjerë në botë e meritojnë të kenë të drejta dhe liri.”

 

Afganët do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë dhe synimi i tyre eshte te vendosen ne shtetet e bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *