Subscribe

Lumi Vjosa rrezikon daljen nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Në Vlorë, si pasojë e prurjeve të shumta u përmbyt pazari i kafshëve në Mifol, ndërsa rrezikohen familjet afër lumit.

Ndërkohë autoritetet thonë se janë marrë masat për t’i paraprirë situatës.

 

FLAMUR MAMAJ

PREFEKTI I VLORES

 

Ndërprerjet e herë pas hershme na favorizojnë që të mos kemi situatë të rënduar. Ne po punojmë ku do te përcaktojmë te gjitha detyrat për te qene te përgatitur. Patjetër sipas të gjitha protokolleve që i kemi ndërtuar do të përborim çdo gjë në kohë.

 

Edhe në Fier të gjithë janë të gatishmëri për të përballuar situatën.

Ndërkohë në Gjirokastër, ujërat e liqenit të viroit vërshuan mbi rrugën kombëtare duke penguar lëvizjen e makinave.

Përmbytje masive për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese ka edhe në zonën e Dropullit të Poshtëm në Derviçian.

Rrugët në këtë fshat u pushtuan nga uji, niveli i të cilit arrinte deri në disa centimetra

 

Qytetar 1

Kanë bërë një kanal një metër dhe ja pasojat.

Qytetare 2

U mbyllën njerëzit brenda se nuk kalojnë dot.

 

Probelme mga moti i keq pati edhe në qarkun e Elbasanit dhe atë të Korçës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *