E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vjollca Arapi: Djali im nuk ka lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit

Dervis Arapi, është shpallur në kërkim policor si person që mund të ketë dijeni për vrasjen e Jurgen Kurtit, mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.

Megjithse nuk ka prova që e lidhin 33 vjeçarin me krimin, grupi hetimor kërkon dëshminë e tij pasi një nga pistat ku janë fokusuar, është ajo e hakmarrjes.

Reklamë

Dervisi është djali i ndjerit Agim Arapit, i cili u dhunua për vdekje rreth 2 vite më parë, nga vjehrri i Jurgen Kurtit dhe vëllai i tij për një konflikt qiraje.

Për atë ngjarje në hetim dhe i akuzuar nga familjartët, ishte dhe vetë 26 vjeçari që u ekzekutua pranë banesës së tij 2 ditë më parë, por për “ vrasjen nga pakujdesia ” të Agim Arapit u dënua vetëm vëllai i vjehrrit të Jurgen Kurtit.

Vjollca Arapi mohon që familja e saj të ketë gisht në vrasje dhe thotë se djali i saj është një besimtar musliman që jeton dhe punon në itali.

 

VJOLLCA ARAPI

E EMA E DERVIS ARAPIT

“ As un as djali im nuk kemi lidhje me vrasjen, Visi im me ka dhënë fjalën mua. Ajo vrasje mund të jetë për motive mafioze a drogë, ku di un me c’meren ato. Ato e blejne drejtësinë, kam frike mos mi bëjnë gje djalit, ai është shpresa ime. ”

 

Nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton se Dervis Arapi ka dalë nga shqipëria në fund të janarit.

Por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se krahas hakmarrjes po verifikohen edhe pista të tjera ndërkohë që po ekzaminohet telefoni i viktimës për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e tij kohët e fundit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë