Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë të diktojnë motin në Shqipëri, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites në të gjithë territorin. Ndërsa pas mesdite parashikohet që zonat malore të kenë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por  do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

 

Pra do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *