Një breshkë e llojit “Breshka Fluturuese” siç e quajnë peshkatarët ose breshka jeshile, për shkak të ngjyrave, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.
Kjo lloj specie nuk bie shpesh në rrjetat e peshkatarëve si lloji ‘careta careta’. Breshkat fluturuese nuk e kanë habitat detin Adriatik, por vijnë nga oqeani Atlantik dhe janë specie të kërcënuara.
Specialisti i zonave te mbrojtura Nexhip Hysolako shpjegon se kjo breshkë është kapur nga peshkatarët dhe është dorëzuar pranë qëndrës së peshkimit. Më pas breshka e rrallë për ujërat e Adriatikut do të hidhet sërish në det.
Ajo e përdor Gjirin e Vlorës për ushqim dhe është rreth 10 vjeç. Këto specie jetojnë deri në 80 vite dhe arrijnë deri 100 kg peshë.