E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vjen nga Italia letërporosia për Tahirin, ja vendimi i plotë për shtyrjen e hetimeve

Përgjigjia e letërporosisë për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur nga Italia, e tashmë ajo po përkthehet për tu vënë në dispozicion të prokurorisë së krimeve të rënda.

 

Reklamë

Por përgjigjia e letërporosisë së dytë dërguar në Mal të Zi nuk ka mbërritur ende e për këtë arsye grupi I prokurorëve vendosi të enjten shtyrjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjerë.

 

Reklamë

Vizion Plus disponon vendimin e firmosur nga drejtuesja e krimeve të rënda Donika Prela, vendim I cili I është dërguar vetë Tahirit si dhe avokatëve të tij mbrojtës.

 

Në dokument shpjegohet se prokurorisë I duhet më shumë kohë jo vetëm për të pritur përgjigjen nga Mali I Zi, por edhe për të parë se cfarë materiali shtesë kanë sjellë në 4 janar autoritetet italiane, prej të cilave mund të lindë nevoja e kryerjes së veprimeve të tjera hetimore.

 

Burime të prokurorisë bënë të ditur se autoriteteve italiane iu është kërkuar që të verifikojnë edhe një udhëtim në vitin 2014 të familjarëve të Tahirit me Mojsi Habilajn.

 

Vendimi për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve mund të ankimohet në gjykatë nga Tahiri dhe mbrojtja e tij.

 

 

Më shumë video

Reklamë