Subscribe

Përkthehet në shqip romani i shkrimtarit qipriot Emilios Solomou. “Urrejtja, gjysma e hakmarrjes”, është vepra që bën bashkë dy ngjarje sa kronike po aq edhe politike, histori që e kthyen opinionin publik evropian kundër Greqisë.

 

Në vitin 1870 vriten nga një bandë katër europianë në Greqi. Kjo ngjarje nis të gjykohet, por jo siç duhet. Europa është kundër Greqisë, që endet në sistemin e korruptuar të drejtësisë që ka lidhje me bandat. Në vitin 2013 dy të dërguar të trojkës vriten në hotel. Banda është rikthyer pas 143 vitesh. Këto dy histori i ndërthur autori qipriot nën titullin “Urrejtja, gjysma e hakmarrjes”.

 

Ky roman që endet mes që shkuarës dhe së tashmes, kërkon një lexues që njeh historinë e ngjarjet politike të Greqisë, pasi aq është një vepër sa policeske, po aq edhe politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *