E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vjen edhe kundërpërgjigja e Malit të Zi ndaj deklaratës së Donald Trump

Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump i cili ngriti dyshime mbi nevojën e mbrojtjes së Malit të Zi, ka shkaktuar reagimin Podgoricës.

 

Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria malazeze, theksohet se vendi është krenar për politikën paqësore dhe rolin e tij në ruajtjen e stabilitetit te rajonit.

 

Reklamë

“Në ditët e sotme nuk ka rëndësi sa të mëdha apo të vogla janë shtetet, por në çfarë mase i vlerësojnë vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë. Si një anëtar i ri i NATO-s, Mali i Zi kontribuon për paqen dhe stabilitetin – jo vetëm në kontinentin evropian por në mbarë botën”.

 

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Donald Trump deklaroi gjate një interviste për “Fox News” se lufta e trete botërore mund te shkaktohej nga Mali i Zi. Pyetjes se gazetarit se perse duhej mbrojtur Mali i Zi ne rast sulmi shefi i Shtëpisë se Bardhe iu përgjigj me ironi duke thënë se njerëzit e këtij vendi janë shume te fuqishëm dhe agresivë.

 

Për disa vite, Mali i Zi është përballur rrezikun e ndikimit rus. Para se vendi të bashkohej NATO Moska kundërshtonte me forcë anëtarësimin e vendit te Ballkanit në aleancë dhe në vitin 2017, Mali i Zi akuzoi Rusinë për përfshirje në një komplot për të vrarë Kryeministrin e atëhershëm të vendit dhe për të përmbysur qeverinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë