Me afrimin e muajve te nxehte pyetja me e zakonshme ne bashkëbisedimet e përditshme është: ku do t’i kalosh ketë vit pushimet, ne Shqipëri apo jashtë saj. Dilemat jane te mëdha, po aq sa edhe interesimi dhe vëmendja per te nxjerre ne pah me te bukurat e Shqipërisë qe me perlat e saj natyrore synon te rivalizoje vendet e rajonit, megjithe veshtiresite e mbartura prej vitesh. Copëza te Shqipërisë, te rrëfyera përmes tregimeve me njerëzit, per njerëzit, sidomos me ata qe bëjnë turizmin ne vendin tone do te mbushin te gjithë te hënat e këtij muaji mbrëmjet tuaja me “Dritare ne turizëm”. Gazetarja Rudina Xhunga ka udhëtuar nga veriu ne jug per ti bere dy ekstremet bashke, por edhe per te sjelle ne nje malin dhe detin. Gjithçka nis me Sarandën, e rrethuar jo vetëm nga plazhet, por edhe nga nje emër qe tërheq si magnet turistet, Parku kombëtar i Butrintit, si edhe me Razmen, aty ku mund te mbushesh plotësisht me fryme dhe te përballosh keto temperatura ekstreme . Çdo e hëne do te jete ndryshe nga tjera, ashtu siç janë ndryshe tregimet per njerëzit, plazhet, fermat, hotelet, restorantet, tragetet e fshatrat, prandaj mos mungoni ne ekranin e Vizion Plus, duke nisur nga ora 20:45.
Vjen “Dritare në turizëm” në Vizion Plus
Subscribe
