Subscribe

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja.

Avioni i pare nga Kabuli zbriti në pistën ushatareke te Rinasit sot ne oren 03:20 te mëngjesit.

Pasi i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale në qëndren e pritjes së përkohshme, afganet u nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës.

Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.

Në vazhdim pritet ardhja e disa avioneve me qytetare afgane, numri i te cileve ne total sipas kryeministrit Rama mund te shkoje deri ne 4 mije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *