E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vjehrra e Rishi Sunak bëhet anëtare e Parlamentit Indian

Vjehrra e kryeministrit britanik Rishi Sunak  sot u bë anëtare e Parlamentit Indian në shenjë mirënjohjeje për punën e saj në krahun filantropik të gjigantit global të teknologjisë Infosys , të cilin bashkëshorti i saj e themeloi.

Sudha Murthy, 73, ish-kryetare e Fondacionit Infosys, u emërua në dhomën e sipërme, 12 anëtarët e të cilit emërohen nga kreu i shtetit për mandate gjashtëvjeçare dhe pjesa tjetër, pothuajse të gjithë, zgjidhen. Në përgjithësi, bëhet fjalë për persona me impakt të fortë në jetën publike, të cilët nderohen në këtë mënyrë.

Reklamë

Fondacioni i të cilit ajo ishte presidente është veçanërisht i njohur për krijimin e bibliotekave në zonat rurale.

Aksatha , vajza që kishte me bashkëshortin e saj Narayana Murthy, u martua në vitin 2009 me Rishi Sunak, i cili në vitin 2022 u bë kryeministri i parë britanik me origjinë nga Azia Jugore./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë