Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me grabitjet me maska që ndodhën këtë të dielë në disa qytete të vendit.

 

Në një postim në “Facebook”, Berisha nuk ka nguruar të ironizojë qëverinë dhe kryesisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn në lidhje me këtë çëshje.

 

Berisha duke i cilësuar ngjarjet si një dështim të qeverisë, shprehet me ironi se grabitësit pasi vodhën bizneset u larguan të qetë duke nisur të qetë aktivitetin e tyre ditor.

 

“Mengjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska! Te dashur miq, ky ishte mengjesi i maskave, nga ora 3 gjer ne ora 6 te mengjesit maskat me uniforme dhe pa uniforme kryen 6 plaçkitje. Keshtu, ne Tepelene rreth ores 03:00 te mengjesit maska me uniforme zbrazen plotesisht me plaçkitje nje supermarket, nje pastiçeri, nje bulmetore dhe dy banesa private. Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat por jo uniformen dhe u kthye ne detyre. Po keshtu ne Lushnje, kater maska thyen dhe zbrazen nje argjentari. Pas plaçkitjes hajnat hoqen maskat u larguan te qete, dy prej tyre u nisen per Tirane per t’ju dhuruar dy ministrave per hanemet dhe nje ministreshe gjerdane dhe byzylyket e qendisur me brilante dhe flori. Gazetaret pyeten ministrin Lleshaj per 6 plaçkitjet ne mengjesin e maskave. Ai dha pergjigjen standarte: per vjedhjet, vrasjet, krimet nuk pergjigjet ministri por pergjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policine. Ministri pergjigjet vetem per vetedorezimet si ajo e Eskobarit dhe pike!?!? Sb”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *