Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të martë në Tiranë, Berat dhe Shkozë, ku iu ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë disa të dënuave për vepra të ndryshme penale.

Pasurinë duhet ta justifikojnë Fedianat Etemaj, i njohur ndryshe dhe si Ferdinand Etemi, Elton Drapi, Dorjan Memaj.

Ferdinand Etemi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *