Subscribe

Opozita ngriti 5 pyetje te tjera per inceneratoret.

 

Partia Demokratike kerkon te dije se pse te mbyll fusha e Porto Romanos ne Durres, per te kaluar mbetjet ne Tirane, e bashke me to edhe miliona euro.

 

 

BELIND KELLICI

 

Në mesin e vitit 2020, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos në Durrës, pa menduar fare një vend tjetër për depozitimin e mbetjeve.

Menjëherë pas kësaj, qeveria i imponoi Bashkisë Durrës që të lidhte një kontratë më kompaninë fantazmë të Klodian Zotos, kompani pa historik, pa kapital, pa përvojë por me mik të fortë në qeveri. Kryeministri thotë se nuk e njeh Zoton, por në video shfaqet disa metra larg tij.

Në 2020-n kjo bashki u merrte qytetarëve dhe bizneseve 112 milionë lekë të reja prej taksës së pastrimit.

Mirëpo duke filluar nga viti që vjen, Bashkia Durrës, e drejtuar formalisht nga Emirjana Sako dhe faktikisht nga Vangjush Dako, do t’u marrë qytetarëve trefishin!

Rrumbullak 315 milionë lekë të reja! Këshillit Bashkiak të Durrësit iu duk ide e shkëlqyer që qytetarët do të paguajnë 3 herë më shumë, praandaj e miratoi direkt këtë propozim.

Por prapë nuk gjejnë të ngopur. Në 2024-n, në 2025-n parashikohet të shkojë në 320 milionë euro. Kjo dihet ç’pasoja sjell. Këto para do u merren qytetarëve për t’i trefishuar fitimet Klodian Zotos. Mirë halleve që shtoi pandemia dhe tërmeti, por tani qytetarët e Bashkisë Durrës kanë mbi kurriz edhe Klodian Zoton e inceneratorëve.

Këto janë pyetjet tona për sot:

-Me ç’mendje trefishoni një taksë bashkiake pa ndërhyrë fillimisht në rroga dhe pensione?

-Përse kryebashkiakja Sako dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit e pranuan këtë propozim radikal? Kush ju detyroi? Mbi ç’arsyetim ose studim u kërkua trefishimi i taksës së pastrimit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *