Sot ka qarkulluar lajmi se në Shkodër është grabitur një shtëpi, nën kërcënimin e armës.

 

Policia në një reagim për shtyp ka sqaruar qytetarët dhe tregon versionin e vërtetë.

 

Sipas bluve të Shkodrës, vjedhja ka ndodhur në datën 25 shtator, dhe në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë njeri në shtëpi. Sipas të njëjtëve, i zoti i shtëpisë i ka parë grabitësit në momentin kur janë larguar, ndërsa nuk kanë konstatuar armë.

 

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

 

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, në të cilin pretendohet për vjedhjen me armë të një shume parash, në një banesë, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, sqarojmë se:

 

Në fshatin Kosmaç nuk ka ndodhur vjedhje me armë, por më datë 25.09.2022 ka patur një vjedhje që është denoncuar nga vetë i zoti i banesës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk ka qenë asnjë person. Gjithashtu, ai ka deklaruar se autorët e vjedhjes i ka parë në momentin që janë larguar nga banesa dhe nuk ka vënë re që të kenë patur armë me vete. 

 

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

 

Policia e Shkodrës kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë informacione që kanë të bëjnë me punën e Policisë, të kërkojnë informacion zyrtar, me qëllim përcjelljen e informacionit të saktë dhe të vërtetë te qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *