Për herë të parë në karrierën e gjatë politike, Sali Berisha nuk mund të diskutojë në parlament për buxhetin për vitin 2025, pasi ndodhet në arrest shtëpie.
Ndaj kryetari i Partisë Demokratike zgjodhi të dalë në konferencë me gazetarët për të sqaruar mendimin e tij rreth këtij ligji
“Në vend se të jetë njëkohësisht dhe buxheti i mbështetjes më të madhe për qytetarët, është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. I adresimit të 90 përqind të fondeve drejt duarve të zeza të qeveritarëve. Drejt Lubi Ballukut, që ndan 13 kilometra rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë”, tha Berisha.
Berisha shpjegoi para gazetarëve 17 amendamentet që PD ka hartuar për këtë buxhet, duke nisur nga propozimi që çdo qytetar në Shqipëri të marrë minimalisht 200 euro për të përballuar jetesën.
- Minimumi jetik 200 euro (20mije leke).
- Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke)
- Tre-fishimi i fondeve për ish te përndjekurit (nga 1.2 miliardë leke ne 4.2 miliardë leke).
- Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% çdo vit).
- Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit).
- Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese).
- Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te ne shëndetësi (përveç dializës).
- Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike (përveç pagave te drejtuesve te larte).
- Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogeve.
- Kërkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliardë leke.
- Rritja me 20% te pagave ne shëndetësi.
- Rritja e transfertës se pakushtëzuar për bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliardë leke).
- Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë leke (kompensim nga shfuqizimi i euros).
- 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtoret dhe agroindustrinë.
- Rritja e fondeve te ilaçeve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkool, jo me pak se 15 mln euro shtese).
- Përgjysmimi i shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shpenzimet jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore te formës se prere).
- Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.
Kryetari i demokratëve ftoi qytetarët t’i bashkohen nesër protestës së opozitës kundër buxhetit të hartuar nga qeveria i cili sipas tij i shërben vetëm një grupi klientësh të qeverisë
“Nesër në orën 5 pasdite, të gjithë para parlamentit për të mbështetur opozitën dhe amendamentet e saj në parlament”, tha Berisha.
Diskutimet në parlament për buxhetin do të zgjasin dy ditë dhe opozita ka parashikuar protestë që zhvillohet në të njëjtën orë me procesin e votimit./vizionplus.tv





