E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vjedhje, dhunë e ndërtime pa leje/ Arrestohen 6 vlonjatë e sarandjotë

Policia e Vlorës ka arrestuar 6 persona gjatë fundjavës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga përfunduan:

65-vjeçari me iniciale I. Xh., i cili është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje dhe duke përfituar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

P. A., 51 vjeç, banues Sarandë, i cili u kap duke drejtuar motorrin pa targa, mjet për të cilin nga verifikimet e kryera rezulton i vjedhur në Greqi.

Reklamë

J. K., 43 vjeç, banues në Livadhja, Sarandë. Ai u arrestua, pasi ditën dyshohet se të dielën ka vjedhur një aparat celular shtetasit G.L.

E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

S. K., 23 vjeç, pasi nga hetimet e kryera, dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare.

K. J., 51 vjeç nga Vlora, i cili ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë