Subscribe

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë me shpejtësi vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve. Sipas tij, PS po përdor të dhënat personale për shantazh.

 

Në një prononcim për mediat, nga Pogradeci, kreu i shtetit akuzoi Partinë Socialiste se po shkel ligjin çdo ditë, duke përdorur forma të ndryshme për t’iu bërë presion qytetarëve.

 

Ai u ndal edhe tek dita e zgjedhjeve, ku theksoi se 25 prilli do të jetë dita e triumfit e demokracisë.

 

“Drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze atë të keqpërdorimit dhe të vjedhjes nga ana e PS në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik. Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale në dispozicion vetëm një force politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra dhe për këtë arsye iu bën presion qytetarëve shqiptarë. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi”, deklaroi Presidenti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *