Subscribe

Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri përgjegjës kryetarin e bashkisë së  kryeqytetit, Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

 

Sipas ish-kryeministrit Berisha, inceneratori i Tiranës është koncesio më i korruptuar pasi në harkun kohor të 30 viteve do t´u kushtojë shqiptarëve 680 milionë euro.

 

 

SALI BERISHA

“Djegësi Veliaj ky përbindësh i korrupsionit qeveritar, pavarësisht se të ashtuquajturit ‘pronarë’, Mërtiri-Zoto-Gugallja janë në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të përpijë çdo ditë fonde të buxhetit të shtetit dhe të taksapaguesve shqiptarë që arrijnë në 2 mln euro në muaj. Sikur të mos jetë kjo një sipërmarrje krimi, por sikur të jetë një sipërmarrje suksesi, transparent të ligjit.”

 

Berisha ka renditur momentet të cilat sipas tij bëjnë përgjegjës kryebashkiakun e Tiranës, duke nisur nga kërkesa e Veliajt për dhënien me koncension të landfillit të Sharrës.

 

 

“Sipas ligjit dhe Kushtetutës, hajduti i parë dhe përgjegjësi i parë ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj, mbasi kryetarit të bashkisë së Tiranës, asnjë njeri, asnjë firmë, as ajo e kryeministrit, nuk mund t’i impononte heqjen dorë nga praktika e seleksionim-depozitimit-riciklim e plehrave dhe zëvendësimit me ndërtimin me koncesion të djegësit të Tiranës, apo djegësit Veliaj.”

 

Lideri i opozitës ka theksuar se koncensioni duhej të ishte anulluar pasi 6 vite pas firmosjes së kontratës ende nuk është ndërtuar asgjë.

 

“Siç e shikoni, Erion Veliaj që fërkon duart me mandat arrestin e drejtë të Arben Ahmetit në aferën e Djegësit të Tiranës është shumëfishi i tij. Ai përhap kudo lajme se unë e kam mbyllur aferën me Skapin e partisë. Por pavarësisht nga këto, në kod ligjor dhe moral, Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës.”

 

Sipas ish-kryeministrit drejtësia duhet të veprojë për inceneratorin e Tiranës dhe të hetojë Erjon Veliajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *