E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vjedhja e lopëve dhe viçave, makth për fshatarët e Zadrimës

Vjedhja e disa bagëtive brenda një muaji në fshatin Baqel të Lezhës është kthyer në një shqetësim serioz.

 

Në zonën e Zadrimës, banorët kryesisht jetojnë me bujqësi dhe blegtori dhe vjedhja që po u ndodh çdo muaj është një dëm i madh për ekonominë e tyre. Në këto kushte, fermerët tregojnë se janë të detyruar që të bëjnë roje gjatë natës për të mbrojtur banesat dhe bagëtitë e tyre. Sipas banorëve të kësaj zone, policia nuk ka reaguar për rastet që këta të fundit kanë bërë denoncime, duke bërë që të ndihen edhe më të pasigurt në pronat e tyre.

 

Reklamë

Nga kontaktet e marra me Drejtorinë e Policisë së Lezhës, nuk jepet informacion në lidhje me vjedhjet e shpeshta që ndodhin në fshatrat e Lezhës, ndërsa qytetarët apelojnë që nësë shteti nuk ndërhyn, ata do përballen vetë me vjedhësit duke bërë vetëgjyqësi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë