E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vjedhja e energjisë elektrike, procedohen 63 abonentë në Shkodër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka  nisur procedim penal për 63 persona të cilët akuzohen për vjedhje energjie.

 

Sipas OSHEE gjatë dy javëve të fundit janë realizuar rreth 1000 procedura verifikimi në qytetin e Shkodrës nga Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve.

 

Reklamë

Ndërkohë nga kontrollet kanë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë