Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka njoftuar se djatë ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

 

Në një deklaratë për mediat, Vasili bëri me dije se janë arrestuar 12 persona, 3 janë shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar penalisht 33 të tjerë, si dhe 3 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Këta të funditjanë vënë nën hetim pasi nuk kanë raportuar për ndërhyrjet në aparatet matëse të energjisë elektrike.

 

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për ‘Shpërdorim detyre’”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *