E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagon FA

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar ndaj vjedhjes në bazën ushtarake të pashalimanit në Vlorë.

 

Në reagimin e saj FA e cilëson këtë një ngjarje të shëmtuar. Ndër të tjera bëhet me dije se SHPFA , përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, policinë e shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda bazës së pashalimanit.

 

Reklamë

Ndërkohë nga dokumentat që ka paraqitur policia ushtarake, janë vënë në ndjekje penale në prokurinë e rrethit gjyqësor vlorë në ngarkim të 5 personave, “për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “vjedhje”.

 

Shtabit i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjithashtu ka vënë në dukje se çdo person përgjegjës do të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë