Vizitë paqësore e Kryepiskopit të Shqipërisë në Patriarkanën Ekumenike

Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, do të kryejë një vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, së bashku me një delegacion të lartë nga data 13 deri më 17 qershor.
Delegacioni përbëhet nga figura të rëndësishme të kishës Orthodhokse Shqiptare, mes tyre Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Mitropoliti i Beratit, Episkopi i Krujës, Kryedhjakoni Johan Koroveshi etj.
Sipas njoftimit zyrtar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kjo vizitë realizohet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që primatët e Kishave kryejnë në Patriarkanën Ekumenike, që konsiderohet si vendi i parë i nderit në botën ortodokse.
Vizita simbolizon shprehjen e unitetit të kishës në frymën e shpirtit të shenjtë dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet kishave orthodhokse./vizionplus.tv




