Subscribe

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama inaguruan xhaminë e Et’hem Beut.

 

Gjatë fjalës së tij, kreui qeverisë vlerësoi liderin turk për kontributin e dhënë në restaurimin e objekteve të kultit. Ai vuri në dukje ndihmën e Turqisë në plotësimin e nevojave që lindën në post-komunizëm për rimëkëmbjen e objekteve të kultit të shkatërruara gjatë diktaturës.

 

Rama njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

 

“Në përpjekjen tonë për ta rilindur gjithë këtë, kemi gjetur tek Erdogan një mbështetje të madhe. Falë kujdesit të tij dhe angazhimit të TIKA, sot kemi disa nga xhevahiret e fesë si kjo xhami, si një nga pasqyrat ku shikohet lidhja jonë me popullin turk.”

 

Më pas, fjalën e mori Erdogan, i cili tha se ky xhevahir në mes të Tiranës reflekton kulturën dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona.

 

“Pak më parë isha në Kuvend ku mbajta edhe fjalimin e radhës para deputetëve dhe përfaqësuesve tuaj. Përsëri jemi këtu për të ndarë këtë kënaqësi shumë speciale sepse po hapim një nga veprat më madhështore në qendër të Tiranës, me donacion nga Turqia dhe restaurim të TIK-ës. Kjo vepër xhevahir në mes të Tiranës reflekton kulturën, vlerat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë”, tha Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *