Në ditët e para të muajit tetor, Spitali Rajonal i Fierit, po përballet me fluks të shtuar të grave e vajzave që kryejnë mamografinë.
Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, gjatë 9- mujorit të parë të këtij viti, mbi 4500 qytetarë janë diagnostikuar me sëmundje të rënda prej të cilëve 50 janë gra e vajza, që rezultojnë të prekura nga kanceri i gjirit.
“Normaliosht fokusi i kushtohët për të bërë ekzaminime në mënyrë periodike dhe tëv rregullta në mënyrë që sëmundja të diagnostikohet në faza të hershme. Sa më herët të diagnostikohet, mundësia për tu shëruar nga kjo sëmundje është shumë e lartë.” Është vënë re një rritje e numrit të rsateve me kancer gjiri për shkak të disa faktorëve. E para është stili i jetësës, jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit, konsumimi i pijeve alkoolike dhe lindjet ne moshe te madhe që është faktor per rritjen e kancerit të gjirit”, thotë Anisa Mone, mjeke onkologe.
Grupmosha më e prekur është 50- 60 vjec, por nuk përjashtohen dhe gratë e vajzat në moshë të re.
“Vetëm një numër shumë i vogël që ka arritur të diagnostikohet në faza të mëvonshme , normalisht flasim për përmirësim të cilësisë së jetësës në këto raste dhe zgjatje të jetëgjatësisë. Zakonisht, mentaliteti apo nelizhanca con në këtë fazë që e neglizhojnë nuk vinë tek doktori”, shprehet mjekja.
Pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese dhe rritjes së shërbimeve, nga viti në vit vihet re një rritje e ndjeshme e numrit tëgrave dhe vajzave që preken nga kanceri i gjirit. /vizionplus.tv