Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, ku do të marrë pjesë në Samitin e BE-së që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka zbardhur agjendën e Presidentit ukrainas, i cili ditën e mërkurë në orën 09:00 do të pritet në kryeminsitri nga kryeministri Edi Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre.

Më pas në orën 11:00 Presidenti Zelensky, do të jetë i pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” ku do të marrë pjesë në sesionin me dyer të mbyllura.

Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do të jenë të pranishëm liderët e rajonit, Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhely si dhe përfaqësues të Europës juglindore.

Sesioni do të diskutojë dy tema, ku tema e parë është  “Ukraina” dhe pjesa e dytë do të jetë “Paketa Financiare e BE për Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkohë që në orën 13:30 do të jetë konferenca e përbashkët për mediat ku të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky si dhe Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Këtu mbyllet dita e parë e Samitit. Ndërkohë në ditën e dytë të Samitit në 29 shkurt  do të vazhdojnë diskutimet mes liderve të Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *