Subscribe

Pak ore përpara mbërritjes ne Tirane te shefes se diplomacisë europiane, zedhenesja e saj ka dhënë nga Brukseli disa detaje rreth kësaj vizite, ne fokus te se ciles do te jene reformat.

Kete pasdite Mogherini do te udhëtoje drejt Tiranës, ku do te takohet me krerë politike te vendit. Ajo do te diskutoje per zhvillimet e fundit politike ne vend, perspektivat ne marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe per reformat. Nje tjetër çështje do te jete edhe kriza e emigranteve, qe është pjese e dialogut tone te rregullt dhe intensiv. Gjithsesi Mogherini do t’i përcjelle vete mesazhet e saj.

Zedhenesja komentoi edhe zhvillimet e fundit ne debatin per amendimin e ligjit te dekriminalizimit.

Ne dhjetor ne mirëpritem miratimin e ligjit per dekriminalizimin nga te gjitha palet per përjashtimin e personave me rekorde kriminale. Fokusi tani eshte zbatimi i tij. Aktet duhen miratuar dhe ne besojmë se është e rëndësishme te shohim zbatimin, qe do te jete sinjal per me shume siguri shtetit dhe funksionimit te institucioneve.

Ndryshe nga sa u njoftua nje dite me pare, Mogerini ka ndryshuar axhenden, duke i përqendruar të gjitha takimet gjatë orëve të mbrëmjes. Në orën 19:00 ajo pritet t’i drejtohet me nje fjalë Parlamentit e më pas do të ketë takime me Kryeministrin dhe Presidentin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *