Subscribe

Vizita historike dy ditore e ish-Presidentit të Shteteve te Bashkuara, Bill Klinton, ka angazhuar policinë e shtetit, e cila ka hartuar një plan të detajuar masash.

 

Nga ora 14:00 e kësaj të hëne deri në orën 15:30 të së martës rrugët do të bllokohen. Masat nisin nga aeroporti i Rinasit, ku do të mbërrijë presidenti i 42-të i SHBA-ve.

 

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt aeroportit, do të përdorin rrugët dytësore nga Vora, pasi bllokimet parashikojnë akset Rinas – Qafë Kashar – Mbikalimi i Casa Italia – dhe nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

 

Brenda kryeqytetit pritet që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, të jetë gjithashtu i bllokuar.

 

Edhe në rrugët “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, “Ibrahim Rugova” dhe rrugën “Ukraina e Lirë” nuk do të lejohet lëvizja. Uniformat blu njoftojnë se edhe segmente të tjera do t’i nënshtrohen bllokimeve të pjesshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *