Subscribe

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen e madhe që i dhanë Shqipërisë për Reformën në Drejtësi.

Rama tha se SHBA e ndihmoi Shqipërinë që të thyente mitin e pandëshkueshmërisë, pasi sot njerëz të lidhur me pushtetin ndodhen pas hekurave, pasi kanë shkelur ligjin.

Lexo edhe :

Related Posts

Dua ta falenderoj Blinken çka në mënyrë të përsëritur e kemi thënë për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka patur kurrë drejtësi, ku kultura e pandëshkueshmërish ishte standardi, duke an mundësuar që sot të shohim që edhe në Shqipëri si në çdo vend ambicioz për fëmijët e vet është e mundur që njerëz me pushtet të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv të thirren për të dhënë llogari para ligjit për shkelje të ligjit. Kjo është diçka, peshën dhe vlerës e së cilës Shqipëria do ta konceptojë shumë vite më pas. Një gjë e dimë që sot kur nisëm përpjekjen për Reformën në Drejtësi dhe morëm mbështetjen nga aleatët tanë, të gjitha pyetjet që i bëheshin publikut gjenin një mbështetje masive pavarësisht ndasive politike. Shqiptarët mbështesnin reformën në Drejtësi. Nuk është sekret zoti Sekretar se këtu ne kemi problem të gjejmë konsensus edhe për orën, pasi kemi orë të majtë të djathtë dhe të qendrës. Por pyetjes nëse ata që mbështesnin Reformën në Drejtësi do të shikonin njerëz të pushtetshëm para drejtësisë shumica i përgjigjeshin jo. Ja ku jemi sot në një kohë kur monumenti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar. Natyrisht kemi punë për të bëra akoma, kemi folur për nevojën e thellimit të Reformëa, përballimit të fenomenit të korrupsionit edhe në lupën e procesit të integrimit. Por nëse sot ka një arsye të rëndësishme për vlerën e këtij partneriteti, është angazhimi i partnerëve tanë strategjikë në mbështetje dhe në ndihmë për të ndryshuar një faqe të historisë së Shqipërisë”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *