Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar agjendën e vizitës së sekretarit Anthony Blinken në Shqipëri. Blinken do të mbajë fillimishtr disa takime të mbyllura dhe më pas do të takojë zyrtarë shqiptarë.

Ai do të takohet fillimisht me presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama, me të cilinj do të mbajë dhe një konferncë për shtyp.

Njoftimi:

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga data 14-17 shkurt 2024.

1:35 pasdite. Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.
(Takim i mbyllur)

2:15 pasdite. Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për viza emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.
(Takim i mbyllur)

3:05 pasdite. Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.
(Takim i hapur)

3:35 pasdite. Sekretari  Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.
(Takim i hapur)

4:15 pasdite. Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

5:55 pasdite. Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.
(Takim i hapur)

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit dhe Kanalin YouTube.

6:10 pasdite. Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *