Subscribe

Anila prezantoi ne këtë mënyrë emisionin e saj te fundit ne studion e pasdites duke i lënë vendin një tjetër personazhi po aq te njohur e te dashur për publikun, këngëtares Evi Reçi. Po cili do te jete destinacioni i ri i Anilës? Vizion Plus ka nisur tashme përgatitjet për reality show-n e njohur” Nga e Para 2019”, i cili rikthehet ne sezonin e trete te tij, pikërisht nen moderimin e Anila Çela Teliti.

 

Evi Reçi, rikthehet kështu nga Italia, ku jeton prej vitesh, e përveç karrierës se saj muzikore, ka realizuar edhe një nga pasionet e saj te hershme, atë te gazetarisë me angazhime serioze ne radio dhe median e shkruar italiane.

 

Evi Reci u be gjithashtu njohur për publikun shqiptar edhe si një nga pjesëmarrëset dhe finalistet e Edicioni te 5-te te “Dancing with the Stars Albania”, transmetuar ne Vizion Plus.

 

“Vizioni i Pasdites” do te vijoje te mbetet destinacioni juaj me i dashur i pasdites çdo dite nga e hëna ne te premte, ne orën 17:50 ne Vizion Plus.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *