Vizion Plus dhe Tring do të përcjellin emocionet e finalës së madhe te Uefa Champions League këtë të shtunë me transmetime direkt nga Kievi para, gjatë dhe pas finales se shumëpritrur të këtij sezoni. Gazetarët Andi Nuraj dhe Ervin Nikolla,së bashku me ish kapitenin e kombëtares Lorik Cana dhe avokatin e njohur tashmë të emisionit të “Champions League” në Vizion Plus dhe Tring, Envi Hicka do të sjellin live nga Kievi atmosferen festive të prag sfides Real Madrid-Liverpool ndërsa më pas vëmendja do të përqëndrohet tek komenti I ndeshjes live nga stadium “Olimpiski”.

 

Gjatë një lidhje  telefonike nga Kievi në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, gazetari Andi Nuraj dha detajet e para nga prag ndeshja teksa pohoi se real Madrid ishte skuadra e parë që mbërritië në Kiev dhe u vendos në hotel “Opera”, vend ku në 2012 u grumbullua edhe Spanja para finales se Europianit me Italinë, fituar nga iberiket.

 

Nga ana tjeter anglezet janë sistemuar në hotel “Interkontinental”, një ndër më luksozet e kryeqytetit ukrainas. Të dyja ekipet do të zhvillojnë stervitjen e fundit këtë të premte pasdite në stadiumin e finales.

 

Gazetari Nuraj pohoi se Kievi është “pushtuar” nga tifozët por masat e sigurisë janë shumë të larta për sfiden e madhe te së shtunës në orën 20:45.
Sipas tij, jane anuluar 1 mije bileta nga tifozet e skuadres spanjolle per shkak te cmimeve shume te larta te akomodimit nga hotelet vendasve, dhe Uefa mund te vendose qe keto bileta tia jape tifozeve te Liverpool te cilet kane kerkese te madhe per te qene ne stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *