Subscribe

Bashkimi Europian nuk dëshiron konflikte të hapura kufitare, ndaj marrëveshja me Malin e Zi duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Kështu është shprehur raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek në një intervistë për radio Europa e Lirë. Lunacek deklaroi se votimi i demarkacionit është i vetmi kusht për liberalizimin e vizave.

“Unë vazhdimisht ju kam thënë politikanëve të Kosovës, edhe atyre në qeveri edhe në opozitë, se ne në BE nuk duam asnjë konflikt të hapur ndërkufitar dhe kjo është një gjë për të cilën qeveria është pajtuar. Është çështje e qeverisë që të gjejë mënyrën e votimit në Kuvend. Unë jam e informuar mirë se si ka shkuar demarkacioni dhe nëse i shihni rregullat në hollësi; secili qytetar që ka tokën e tij do të vazhdojë ta ketë tokë të tij. Pra, nuk humbet asgjë dhe nuk i merret Kosovës asgjë”.

Lunacek është ndalur dhe te lufta ndaj korrupsionit si një nga kushtet e rëndësishme të Brukselit. Komiteti për punët e jashtme ne Parlamentin Europian votoi të enjten në mbështetje të liberalizimit të vizave me Kosovën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *