Aberdeen vazhdon te mbaje gjalle shpresat për të qenë deri në fund rivali i vetëm i Celtic në garën për titullin kampion në Skoci. Në sfidën hapëse të javës së 23 te premier liges skoceze, skuadra e trajnerit Darejk Mc Innes mundi në shtëpi me rezultatin minimal 1 me 0 Dundee, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e Celtic me vetëm 3 pikë. Ndeshja e luajtur në Pittodrie stadium dhe e transmetuar ekskluzivisht në platformën Tring u dominua nga vendasit, të cilët zhbllokuan shumë shpejt ndeshjen me ane te irlandezit Adam Rooney në minutën e 14. Ky ishte goli i 16 sezonal për 27 vjecarin. Megjithëse Aberdeen luajti më mirë dhe pati më shumë shanse të tjera për gol, miqtë e Dundee humbën në fund një rast të shkëlqyer për të barazuar rezultatin. Me këtë fitore Aberdeeen ngjitet në 49 pikë, 3 më pak sesa Celtic, por kampionet ne fuqi nuk e kanë luajtur ende ndeshje e kësaj jave dhe kanë shansin ta ricojnë ne +6 avantazhin nga ndjekësit më të afërt.
Në Portugali, në një tjetër takim të transmetuar në platformën Tring, Vitoria Setubal fitoi 2 me 1 në shtëpi ndaj Akademices. Fitore e merituar e skuadrës vendase në përballjen që ngriti siparin e javës së 19 të kampionatit. Pjesa e parë u mbyll 1 me 0 për Setubal me gol të shënuar nga Hasan në minutën e 39. Miqtë befasuan në pjesën e dytë, duke barazuar me anë të Nunjo Pilotos në minutën e 59, por Arnnold 6 minuta para fundit i dha Setubalit fitoren e parë për 2016, duke e ngjitur skuadrën në kuotën e 25 pikëve në vendin e 7.