Subscribe

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, kreu i PL, Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat ku akuzoi qeverinë për lënien në harresë të arsimit.

 

Gjatë konferencës Meta tha se buxheti i arsimit është tejet i ulët krahasuar me vendet e tjera.

 

Sipas tij, mosmbështetja e familjeve në nevojë por edhe mosrritja e pagave të stafit pedagogjik ka nxitur shpopullimin dhe analfabetizmin në vend.

 

“Në fakt duhet punuar akoma me forcë e vizion, pa arsim nuk ka zhvillim. Zhvillimin e sjell një arsim cilësor. Brezi i ri është shpresa më e madhe e Shqipërisë. Buxheti për arsimin është me i ulëti. Dhe kjo ka sjellë pasoja të drejtëpërdrejta braktisje shkolle, analafabetizëm, pakësim i numrit të gjimnazitëve dhe të gjitha ciklet, demontivim të të gjithë personelit.

Nëse arsimi do të ishte një rrugë e sigurt, epidemia e shpopullimit masiv në shqipëri nuk do kishte zhvillim. Kriza e rrijtes së ccmimeve ka vendosur në vështirësi mijëra familje shqiptare. Sipas vetë INSTAT tregohet një shtrenjtim i dukshëm i arsimit në çdo nivel arsimi.”- u shpreh Meta ndër të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *