Në prag të vitit të ri shkollor ka një vëmendje të fokusuar te përgatitjet si nga institucionet përgjegjëse edhe prindërit e fëmijëve. Ndërhyrja në objektet arsimore është një nga kushtet krysore për mbarëvajtjen e proçesit.

 

Një nga shkollat e rikonstruktuara nga bashkia Korçë është ajo që mban emrin e poetit kombëtar Naim Frashëri. Shkolla 9 vjeçare frekuentohet përgjithësisht nga fëmijë të komunitetit rom dhe egjyptian

 

Falë investimit janë krijuar kushte optimale në këtë vit të ri shkollor për nxënësit e shkollës “Naim Frashëri”. Pas rikonstruksionit, ky institucion arsimor do  të mirëpresë nxënësit me ambiente tërësisht të reja dhe kushte moderne.

 

Ndërkaq, ka mbyllur dyert përkohësisht për nxënësit shkolla 9 vjeçare ‘Nuçi Naçi’. Te ky institucion arsimor sapo kanë filluar punimet e rikonstruksionit dhe proçesi mësimor është trasferuar përkohësisht te një shkollë tjetër.

 

Nga ana e bashkisë Korçë është deklaruar se për këtë vit do financohen 4 objekte arsimore për rikonstruksion. Mes tyre është edhe shkolla e Voskopojës e përfunduar dhe me kushte të reja mësimdhënieje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *