Presidenti Bajram Begaj ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.

 

Në një postim në Tëitter, Begaj shprehet në mesazhin e tij duhet t’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.

 

“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”, shkruan Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *