Subscribe

Në këto çadra të bardha që prej kohësh janë bërë “strehëza mbi kokë” e banorëve të Thumanës, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, do të pritet nata e ndërrimit të viteve.

Të frikësuar se mund të preken sërish nga një tërmet tjetër, fëmijët rrëfejnë se si jetojnë në kushtet e reja.

E vetmja dëshirë e tyre është një strehë e sigurt mbi kokë.

Lëkundjet e forta të tërmetit të 21 shtatorit dhe ato të 26 nëntorit e shkatërruan plotësisht banesën e familjes Lleshi.

Gruaja e paralizuar rrëfen se nuk e kishte menduar se do të gjendej ndonjëherë në këtë situatë të vështirë.

Ndërsa bashkëshorti bën apel për ndihmë, pasi pushteti lokal duket se i ka lënë në mëshirë të fatit.

Gjendja psikologjike e banorëve të zonës është e rënduar pasi frika e një tërmeti të tjetër është e madhe.

Ndërkohë që për të kryer nevojat bazë jetikë ata futen në shtëpi duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Tërmeti shkatërrues I 26 nëntorit përveç se u mori jetën 22 personave në Thumanë, la pas një bilanc të konsiderueshëm të dëmeve materiale.

Sot kur kanë kaluar 35 ditë nga kjo tragjedi, pas pastrimit të rrënojave të dy pallateve në Thumanë , mes mbeturinave kanë mbetur edhe objektet e familjeve, madje dhe lodrat e fëmijëve

Në njëmujorin e tërmetit familjarët vendosën lule mbi gërmadha, si një shenjë shprese për të rinisur jetën duke lënë përgjithmonë pas tragjedinë që shkaktoi tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *