Subscribe

Pas Zelandës së Re, Australia është vendi i dytë i cili ka pritur vitin e ri 2018.

 

Ndërrimi i viteve u prit me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, nga ura e famshme e Sidney-t ku u mblodhën dhjetëra mijëra australianë dhe turistë.

 

Vendet e para të botës që mirëpritën vitin e ri 2018 janë ishujt Samoa, Tonga dhe Kiribati. Ndërsa qyteti më i madh ishte ai Auckland në Zelandën e re.

 

Fishekzjarrët u ndezën nga pika më e lartë e vendit, Sky Tower në Auckland sapo akrepat e orës shënuan 00:00.

 

Qielli u ndriçua për disa minuta nga fishekzjarret e shumta të cilat dhuruan një spektakël të vërtetë.

 

Vendet e fundit në Tokë që do të shohin Vitin e Ri janë disa ishuj të vegjël amerikanë si ishulli Baker apo ai Houland, edhe pse janë të pabanuar. Ishulli i fundit i banuar është Samoa Amerikane, që do ta mirëpresë vitin 2018 në mesditën e 1 janarit.

 

Pas Australisë, do të jetë Japonia e cila do të festojë ndërrimin e viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *