Viti 2018-të pa plot ulje e ngritje për sa i përket skuadrave të mëdha në ligat më të forta të Evropës. Në Angli, Manchester City u shpall kampion me rekordin e plot 100 pikëve. Muaji qershor pa largimin e Contes nga Chelsea dhe Wenger nga Arsenali, zëvendësuesit e tyre do të ishin Sarri dhe Emery.

 

Sezoni i ri nisi me një konkurrencë të fortë Liverpool-City që u zgjidh vetëm në muajin dhjetor. Të kuqtë e Klopp kapën të vetëm kreun pas 3 humbjesh që pësoi skuadra e Guardiolës. Po në dhjetor Mourinho u shkarkua nga United duke u zëvendësuar nga Solskjaer, misioni i vetëm për të është arritja e vendit të katërt.

 

Në Spanjë, pas majit, Valverde i dha Barcelonës kampionat, kupë dhe super-kupë, ndërsa Reali i Madridit i shpalur per herë të 13-të kampion Evrope pa largimin e Zidane. Zëvendësimi i tij me Lopeteguin nuk rezultoi zgjidhje e mirë për sezonin e ri, pasi ky u shkarkua vetëm në fund të tetorit teksa Los Blancos ishin poshtë katërshes dhe shumë larg Barcelonës.

 

Situata nuk ka ndryshuar shumë edhe me ardhjen e Solarit, ata mbeten në ndjekje të Barçës. Në Serie-A Allegri i dha Juventusit kampionatin e 7-të radhazi duke shkruar emrin e tij në historinë e futbollit Italian. Edhe sezonin e ri Allegri e nisi bindshëm duke forcuar më tej hegjiemoninë e bardhezive falë edhe angazhimit të Cristiano Ronaldos.

 

Napoli angazhoi Ancelottin si zëvendësues të Sarrit, por organika e tij, ashtu sikurse edhe e të tjerave të mëdhave si Inter, Milan apo Roma, rezultuan dukshëm më të dobëta.

 

Në Gjermani, 73 vjeçari Heynckes i la stafetën kroatit Kovaç pasi e shpalli Bayernin kampion si fundin e një sezoni goxha të trazuar. Por sezoni i ri do të ishte gjithashtu i vështirë. Dortmundi me angazhimin e Favres rezultoi tejet konkurrues duke kryesuar bindshëm kampionatin ndërsa Kovaç u kritikua vazhdimisht madje duke u vënë edhe në pikëpyetje për të ardhmen.

 

Në Francë pas qershorit, Emery e mbylli me një kampionat dhe Kupë të fituar, por kjo nuk mjaftoi për PSG. Ai u zëvendësua nga Tuchel, i cili në sezonin e ri vulosi një rekord prej 14 fitoresh në 14 javët e para duke dominuar totalisht kampionatin./Tring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *