Vithkuqi eshte nje prej krahinave me te njohura ne juglindje te vendit. Fshati nuk eshte me shume se 25 km nga qyteti i Korces.

Rruga eshte e asfaltuar vitin e fundit cka e ofron me shume fshatin me kryeqendren e juglindjes. Vithkuqi ashtu si Voskopoja kulmin e zhvillimit e ka pasur ne mesin e shekullit te 17. Atehere kur fshati ka pasur 24 kisha e 40 kroje ashtu sic ka pasur edhe hidrocentralin e pare ne te gjithe juglindjen. Vithkuqi mburet me Naum Veqilharxhin, por nga ana tjeter per autorin e abetares se pare shqipe nuk jane kujdesur per ti bere nje shtepi muze. Ne varret e kishes se Shen Mehillit eshte edhe edhe varri i pagezimit me nje histori qe nuk e hasen ne asnje krahine tjeter te vendit. Vithkuqi eshte krahina me hapesira pa fund me nje klime krejt te vecante, me kulinari tradicionale e mbi te gjitha me 16 kisha te gjitha vlera te trashegimnise se kultures sone kombetare. Vithkuqi krejt ndryshe nga voskopoja dhe Dardha terheq pak turiste vendas dhe te huaj edhe duke pasur gjithe kete histori, klime e kulinari.

Vladimir Grabocka është nje prej banoreve autokton te ketij fshati. Eshte nje nga operatoret e paket turistik qe operojne ne Vithkuq. Ai thote se Vithkuqi eshte me e bukur se Voskopoja por nga ana tjeter pranon se Voskopoja terheq shume me teper turiste vendas dhe te huaj. Sepse ne Voskopoje ka pasur me shume investime dhe ka pasur me shume vemendje.

Ergis Prifti ka lindur ne Vithkuq por eshte rritur ne kryeqytet. Ne fshatin e tij te lindjes ai vjen shpesh edhe ne nje dite si kjo me bore. Per priftin nuk ka si Vithkuqi por edhe ai pranon se fshati ka mbetur mbrapa per sa i perket turizmit ndoshta pret shkurt ai per shkak te mungeses se investimeve.

I kontaktuar nga Vizion Plus nenkryetari i bashkise se Korces Kletion Kita tha se ne bashkepunim me bashkimin Europian ka nje projekt me nje vlere prej 5 milion euro. Per ta kthyer Vithkuqin ashtu si dhe Voskopojen ne nje fshat krejt ndryshe nga ky i sotmi. Gjithnje sipas Kites do te investohet ne infrastrukturen rrugore brenda fshatit, kanalizime, ujesjelles si dhe ne te gjitha objektet e kultit qe gjenden ne kete krahine.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *