Subscribe

Ervis Shkurta, Enea Sulejmani
Ervis Shkurta, Enea Sulejmani

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, pasi ka dyshime se është i lidhur me 3 personat, që u kapen me 1 kg kokainë në mjetin tip “Volksvagen Tiguan”.

Në pranga është vënë Ervis Shkurta, efektiv pranë Forcave të Operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas burimeve efektivi prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merren me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike. Madje edhe mbrëmjen e së enjtes ku antidroga arrestoi 3 të rinjtë, Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që priste për të marrë kokainën, që të largohej me shpejtësi.

Emri i tij ka dalë pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’. Ky i fundit lidhej me një numër anglez në aplikacionet celulare me të arrestuarit ku komunikonin për mallin dhe shumat e lekëve. Ndërkohë vijojnë kontrollet për gjetjen e celularit me numër anglez të Ervis Shkurtës.

Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person si i përfshirë në skemën e trafikut të drogës.

Efektivi ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me ata dhe ishte i përfshirë në shkëmbimin e drogës duke përfituar shuma të mëdha parash. Roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e mallit dhe të parave mes grupeve kriminale. Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt. Shkurtaj akuzohet për trafik dhe shitje narkotikësh e kryer në bashkëpunim.

Më herët u arrestuan Eneo Sulejmanaj, Shkelqim Ostreni dhe Igli Begaj. Këta persona dyshohet se ishin furnizues të kokainës në disa zona të Tiranës kryesisht në Xhamllik. Kokainën sipas burimeve ka dyshime se e siguronin në zonën e Durrësit. Ndërkohë ky grup kriminal ka dyshime se furnizonte disa pika në kryeqytet edhe me sasi të mëdha me kanabis, lëndë narkotike që e blinin në jug të Shqipërisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *