E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Visho Ajazi raporton në Komision

Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika raportoi lidhur me veprimtarinë e institucionit per vitin 2016. Duke e konsideruar sekrete veprimtarinë e këtij institucioni, mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura. Mësohet se deputetët shprehen pakënaqësi në lidhje me raportimin e kreut të SHISH. Deputeti Flamur Çela kërkoi më shumë detaje në lidhje me sigurinë e aeroportit kombëtar “Nënë Tereza”, shqetësim ky i ngritur edhe pas incidentit të ndodhur në korrik të 2016, ku brenda pistës së avionëve ndodhi në grabitje me armë. Debate mësohet se pati dhe mbi procesin e pajisjes me certifikatë sigurie për deputetet, ku Pirro Lutaj e refuzoi atë, pasi sipas tij afati 1 mujor i saj është i papranueshëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë