Subscribe

Virusi Zika qe ne vendet e Amerikës Latine po kthehet ne epidemi, rrezikon edhe Shqipërinë. Mushkonja tiger, nje nga vektorët qe e transmeton ketë virus, ndodhet ne vendin tone, madje sipas specialisteve ajo gjendet edhe ne ambientet e shtëpive. Por qe virusi te transmetohet tek njeriu, mushkonja duhet te ketë pasur kontakt me pare me nje person te infektuar. Eksperte te sëmundjeve infektive ne Institutin e Shëndetit Publik sqarojnë se personat e prekur nga ky virus nuk kane rrezik per jetën. Sëmundja kurohet per shtate dite dhe nuk le pasoja ne shëndet. Ndërsa per nenat shtatzëne virusi Zika shkarton dëme te parikuperueshme per foshnjën. Simptomat e virusit janë te ngjashme me rubeolën. Zika shkakton temperature, dhimbje te forta muskujsh dhe shenja te kuqe ne trup. Deri tani ne Shqipëri nuk ka raste te konstatuar me virusin Zika, madje qe kur është zbuluar ne 1940 ai nuk ka hyre asnjëherë ne vendin tone. Drejtues te Shëndetit Publik i bëjnë apel popullatës ne mënyre te veçante nenave shtatzëne te shmangin udhëtimet drejt Brazilit, Argjentinës dhe Kolumbisë. Sipas te dhënave te Organizatës Botërore te Shendetesise virusi Zika ka hyre edhe ne Europe, ne France dhe Mbretërinë e Bashkuar nga persona, te cilet kane qene ne vendet e Amerikës Latine. Ndërsa ne Brazil, Kolumbi e shtete te tjera ajo po prek ne mase popullatën, përfshi edhe grate shtatzëna. Dëmtimet ne trurin e porsalindurave nga virusi Zika, kane detyruar disa vende te armikes Latine te marrin vendime drastike, duke ndalur shtazanite deri ne vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *