Mbi 4 milionjë njerëz në mbarë botën janë infektuar nga virusi Covid 19. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins Shtetet e Bashkuara vijojnë të jenë vendi më i goditur nga pandemia, me më shumë se 1.3 milionë raste dhe mbi 80 mijë viktima. Dhjetra kompani farmaceutike në SHBA, Kinë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael etj, janë në duke punuar për zbulimin e vaksinës.

Por presidenti amerikan Donald Trump, ka dhënë shpresë se koronavirusi do të zhduket para se të  ketë një vaksinë megjithate nuk e perjashtoi rikthimin e nje vale te dyte te virusit në vjeshtë.

“Virusi mund të zhduket edhe pa e gjetur vaksinën, mbase nuk do ta shohim në qarkullim për një kohë të gjatë. Mbasë mund të ketë një valë tjetër në vjeshtë, ose vitin e ardhshëm. Ka disa viruse në qarkullim që vijnë dhe nuk ka një vaksinë, dhe virusi zhduket. Megjtihatë ekspertët tanë po punojnë për të gjetur një vaksinë”

Deklarata e Trump vjen në një kohë që 3 zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë infektuar me koronavirusin. Ata janë sekretari i i zyrës së shtypit të Zëvendës Presidentit amerikan Mike Pence; si dhe dy zyrtarë të tjerë.

Edhe Anthony Fauci, i cili është bërë fytyra publike e luftës kundër virusit në SHBA ka vendosur të vetëkarantinohet, për shkak të dyshimeve se mund të jetë infektuar, pavarësisht se nga testimi rezultoi negativ.

Drejtori e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield dhe komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn janë gjithashtu ne vetëizolim.

Por ndërsa lufta për parandalimin e përhapjes së virusit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë amerikane dhe miliona njerëz kanë humbur punën e tyre, mediat shkruajnë se fokusi i Trump është rimëkëmbja e ekonomisë, në një kohë qe shtetet e bashkuara do të mbajnë zgjedhjet presidenciale në vjeshtë.

Trump synon një mandat të dytë. Ndaj ditët e fundit kreu i Shtëpisë së Bardhë është paraqitur para mediave pa maskë, ndërsa po përpiqet të përcjellë idenë se lufta ndaj koronavirusit po shkon drejt perfundimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *