E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Virusi i Nilit, 12 raste dhe 3 vdekje për një javë në Greqi

Gjatë javës së kaluar në Greqi, sipas raportit epidemiologjik të EODY  janë raportuar 12 raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor si edhe  3 vdekje.

Janë regjistruar edhe katër raste të importuara të infeksionit në pacientë të ekspozuar në vende të tjera të huaja, të cilat nuk përfshihen në analiza të mëtejshme.

Reklamë

Që nga fillimi i periudhës 2024, deri më sot, janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 192 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi, nga të cilat 143 raste kanë pasur manifestime të sistemit nervor qendror (SNQ, encefalit dhe/ose meningjiti dhe/ose paraliza akute flakcide) dhe 49 raste kishin manifestime të lehta/pa manifestime të SNQ.

Gjithashtu janë regjistruar gjithsej 30 vdekje në pacientët me infeksion viral të moshës mbi 60 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë