Në një kohë që virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” po përhapet me shpejtësi në vendet fqinjë, , Instituti Shqiptar i Shëndetit Publik në një deklaratë për mediat, tha se “Në Shqipëri ky virus ende nuk është shfaqur, por nga ana tjetër u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kundes nga pickimi i mushkonjave pasi nuk ka vaksina për këtë virus”.

“ISHP këtë sezon në komunikim të vazhdueshëm me ECDC (Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve) ka përcaktuar masat për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje si më poshtë:

  1. Përforcimi i survejancës për Ethen e Nilit Perëndimor dhe infeksionet e sistemit nervor qendor
    2. Komunikim të përditshëm me struktura shëndetësore në vend për kapjen e hershme të rasteve
    3. Përgatitje e laboratorit të virologjisë pranë ISHP për të kryer diagnozën dhe bashkëpunim i këtij laboratori me rrjetin europian të sëmundjeve emergjente
    4. Survejancë e përforcuar tek kuajt dhe zogjtë
    5. Fushatë ndërgjegjësimi, informimi dhe kontrolli derë me derë në Tiranë dhe më tej sipas një udhëzimi dhe bashkëpunimi me ECDC.
    6. Bashkëpunim ndërkufitar për Plan të Kontrollit të mushkonjave për të ndërhyrë në rastet e shpërthimit të ndonjë epidemie dhe shkëmbim informacioni me vendet fqinje.
    7. Survejancë e përforcuar entomologjike.

Kujtojmë se për këtë sëmundje nuk ka vaksine tek njerëzit, por mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin nga Virusi i Nilit Perëndimor si në Shqipëri dhe jashtë saj, është evitimi gjithnjë e më i madh i pickimit nga mushkonjat”, thuhet në njoftimin për media të ISHP-së.

****
Virusi Ethet e Nilit Perendimor  që provokohet nga pickimi I mushkonjave, është përhapur më shumë në Serbi ku mbi 100 persona janë të sëmurë dhe 9 të tjerë kanë vdekur. Kjo situatë ka prekur edhe Rumaninë, Hungarinë dhe Italinë, ndërkohë që në Greqi gjendja paraqitet më emergjente teksa kanë vdekur dy persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *